Ndërsa kanë kaluar katër ditë nga atentati në Berat ndaj dy personave, Antonio M., dhe Apostol Dh., nga dy vëllezërit Fatjon dhe Marko M., Policia ka arrestuar në Kakavijë 46-vjeçarin që fshehu automjetin e përdorur nga autorët.
46-vjeçari po tentonte të largohej nga Shqipëria përmes pikës kufitare të Kakavijës.
Ndërkaq, policia ka gjetur automjetin tip “Ford” në qytetin e Durrësit, ndërsa na banesat e dy autorevëe të atentatit u gjet kallashnikovi i përdorur më 2 janar.
Dy vëllezërit, autorë të ngjarjes nuk janë arrestuar, ndërsa policia vijon ende kërkimet.
“Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së datës 02.01.2025, në lagjen "Donika Kastrioti", ku 2 shtetas (të identifikuar tashmë nga Policia), qëlluan nga automjeti me armë zjarri në drejtim të 2 shtetasve të tjerë.
Identifikohet dhe ndalohet në PKK Kakavije, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, 46-vjeçari që fshehu automjetin nga i cili qëlluan me armë zjarri 2 vëllezërit. Gjendet në Durrës, automjeti tip “Ford” që kishte fshehur ky shtetas.
Gjithashtu, gjenden në banesat 2 vëllezërve, arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se u qëllua, si dhe disa fishekë të saj.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale, të kryera në drejtimin e prokurorit, menjëherë pas kësaj ngjarjeje, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Berat, në bashkëpunim me shërbimet e PKK Kakavije, vunë në pranga shtetasin E. D., 46 vjeç, banues në Berat, për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit"”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/