RTSH 24 Live

Politikë

Djegia e karrigeve, Kuvendi i mban një pjesë të rrogës 4 deputetëve të PD

22 orë para

Djegia e karrigeve, Kuvendi i mban një pjesë të rrogës 4 deputetëve të PD

Kuvendi i ka mbajtur një pjesë të pagës 4 deputetëve të PD-së, Gazment Bardhit, Flamur Nokës, Bledjon Nallbatit dhe Elda Hotit, pas shkatërrimit të karrigeve dhe akteve të dhunës në parlament më 30 shtator.

Dëmi i shkaktuar, sipas përllogaritjeve të Kuvendit, shkon në shumë 764 mijë lekë, ndërsa paratë nga pagat e deputetëve janë mbajtur pasi kanë refuzuar të paguajnë vullnetarisht për dëmin e shkaktuar.

Respektivisht, Bardhit i janë mbajtur 209 mijë lekë, Flamur Nokës e Nallbatit 187 mijë lekë dhe Elda Hotit 180 mijë.  

Më 30  shtator të vitit të kaluar, deputetët e PD-së dogjën karriget e Kuvcendit, në shenjë proteste pas dënimit të Ervin Salianjit.

/rtsh.al/