Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci bëri të ditur të martën se ka nisur puna për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Shkodrës. Sipas tij, njëri prej tyre është sheshi pranë shkollës “Martin Canaj”, i cili pritet që t’i kthehet nxënësve dhe banorëve të zonës pas ndërhyrjes.
Kryebashkiaku Beci, në një postim në rrjetet sociale, tha se, “ky shesh është vetëm fillimi i ndërhyrjeve që do të ndërmarrim për të liruar hapësirat që u janë mohuar banorëve të Shkodrës ndër vite nga përvetësimet e paligjshme, që nuk do të tolerohen më”.
/rtsh.al/