RTSH 24 Live

Aktualitet

Kryemadhi në SPAK: Nuk flas më para prokurorisë, deklaratat e mia vetëm në gjykatë

06/01/2025

Kryemadhi në SPAK: Nuk flas më para prokurorisë, deklaratat e mia vetëm në gjykatë

“Nuk jam asnjë përgjigje për prokurorët por vetëm në gjykatë”, ka qenë kjo deklarata e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pas paraqitjes së saj në SPAK.

Kryemadhi u shpreh para mediave se kjo zgjedhje e saj, lidhet me faktin se deklaratat e bëra para prokurorëve janë përdorur kundër saj.

Pas Kryemadhit, në SPAK është paraqitur edhe mamaja e saj Fatime Kryemadhi.

Do përballemi me ekspertizën që do ndërtojë prokuroria, por nga ana tjetër edhe me ekspertizën financiare që kam bërë unë dhe mamaja ime. Është një procedurë pak e gjatë, që kërkon durim, qetësi dhe përfshirje të të gjitha palëve.

Nuk u pyeta për gjë sepse unë nuk pranova të përgjigjem për asgjë. Gjithë deklaratat e mia do bëhen në gjykatë, tashmë nuk flas më përpara prokurorit.

Sepse deklaratat e mia mund të përdoren kundër meje.

Tani në orën 11:00 është mamaja ime në SPAK”, u shpreh deputetja.

Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë (6 janar) në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të vendimit të gjykatës ndaj masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Monika Kryemadhi është nën hetim për akuzat e korrupsionit dhe mosdeklarimit të pasurisë.

/rtsh.al/