RTSH 24 Live

Aktualitet

Mjete të reja për ujësjellës- kanalizime Kukës, kontrolle në të gjitha linjat për ndërhyrjet e paligjshme

21 orë para

Mjete të reja për ujësjellës- kanalizime Kukës, kontrolle në të gjitha linjat për ndërhyrjet e paligjshme

Viti 2025 për Ujësjellës Kanalizime Kukës ka nisur i mbarë përsa i përket investimeve në  infrastrukturë. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje Syl Isufi bën me dije se ujësjellësit i janë shtuar disa mjete të reja që do të shërbejnë në përmirësimin e punës së përditshme.

Ndër të tjera Isufi tregon se janë planifikuar masa për vitin 2025 që kanë të bëjnë me verifikimin e linjave kryesore të ujit dhe vënia e sahateve.

“Kemi pregatitur grupet e punës për të dalë në terren. Do të bëjmë kontrollin e linjave tranzit, linjat kryesore që marri ujin nga burimet dhe e sjellin në depot e Kukësit. Do të evidentojmë ndërhyrjet e paligjshme. Vendosja e matësve nëpërmjet të cilave do të zvogëlohet abuzimi dhe do të ndërgjegjësohet qytetari”, tha Isufi.

Pavarsisht kushteve klimatike, kjo drejtori mori masa për të zgjatur orarin e furnizimit me ujë.

Pritet që këtë vit ujësjellës Kanalizime Kukës të ushtrojë verifikime në terren dhe t’i  paraprijë verës që është sezoni më i vështirë përsa i përket furnizimit me ujë.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/