Protesta e Partisë Demokratike përpara Kuvendit ka nisur me tensione. Protestuesit janë përplasur me policinë, teksa kjo e fundit ka hedhur spraj lotsjellës.
Policia kërkon të mbajë protestuesit jashtë hyrjes së Kuvendit, ndërsa këta të fundit kërkojnë të çajnë kordonin policor.
Në rresht të parë të protestuesve ndodhet deputeti Luçiano Boçi i cili bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës. Boçi u shpreh se pas ndalimit të disa prej deputetëve të opozitës për të hyrë në Kuvend, ‘fjala’ i ka mbetur protestuesve.
Gjithashtu, deputeti Luan Baçi ka deklaruar se Edi Rama po kërkon të shtypë opozitës. Ndërsa i bëri thirrje kryeministrit që të heqë dorë nga urzurpimi i pushteteve dhe eliminimi i opozitës.
/rtsh.al/