RTSH 24 Live

Ekonomi

PL, shqetësim për koston e jetesës. Xhixho: Qeveria e ka zhytur qytetarin në varfëri

14 orë para

PL, shqetësim për koston e jetesës. Xhixho: Qeveria e ka zhytur qytetarin në varfëri

Për Partine e Lirisë, qeveria nuk e mbajti premtimin e vitit 2013 se tatimin mbi vlerën e shtuar të produkteve të shportës do ta bëjë 0.

Ligjvënësja Erisa Xhixho, njëherësh numri dy i PL-së, tha se forca që ajo përfaqëson ka kërkuar disa herë reduktimin e TVSH-së së ushqimeve të shportës në 5%, por kjo kërkesë është rrëzuar dhe qytetaret sot "po zhyten në varfëri".

"1 milion qytetarë janë në varfëri sipas INSTAT-it dhe kjo është drama më e madhe që qytetarët të mos kenë mundësi të ushqehen, vishen e jo më të arsimohen e të kenë mundësi për një jetesë normale. Në këtë situatë, çmimet e ushqimeve bazë janë të papërballueshme për kategoritë si pensionistët, studentët, çiftet e reja apo familjet në nevojë. Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e Bashkimit Europian, ndërkohë pagat i kemi më të ulëtat në rajon," deklaroi znj. Xhixho.

Ligjvënësja vuri theksin se pesë prioritetet e forcës politike që ajo përfaqëson do e rimëkëmbin vendin dhe do të luftojnë varfërinë.

Gazetare: Melisa Shameti

/rtsh.al/