RTSH 24 Live

Ekonomi

Denaj: Performancë pozitive e sektorit të bujqësisë, ka rritje me 44,5% në sasi dhe 17,8% në vlerë, krahasuar me nëntorin e vitit 2023

15 orë para

Denaj: Performancë pozitive e sektorit të bujqësisë, ka rritje me 44,5% në sasi dhe 17,8% në vlerë, krahasuar me nëntorin e vitit 2023

Duke marr shkas nga statistikat zyrtare, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se eksportet bujqësore gjatë muajit nëntor 2024 arritën një sasi prej 44 595 tonësh, me një vlerë prej 5,39 miliardë lekësh.

Sipas saj, përmirësimi i cilësisë dhe standardeve të produkteve shqiptare ka rritur prezencën e tyre në mënyrë të qëndrueshme në tregjet ndërkombëtare.

“Performanca pozitive e sektorit, me një rritje prej 44,5% në sasi dhe 17,8% në vlerë krahasuar me nëntorin e vitit 2023, tregon punën dhe mundin e fermerëve tanë për njohjen e markës “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare”. Qeveria do të vijojë politikat mbështetëse për të gjithë njerëzit e punës, drejt objektivit të 1 miliard dollarëve eksporte bujqësore deri në vitin 2030.”, informon Denaj.

/rtsh.al/