Trupa e teatrit “Andon Zako Çajupi’ të Korçës pas disa ditësh do të jetë në SHBA, me shfaqjen e Leka Bungos “Nuse vetëm për letra”. Kjo është hera e parë që një trupë e kompletuar teatrale shqiptare jep shfaqje për bashkatdhetarët në Amerikën e largët.
Zamira Kita, Drejtore e teatrit “Andon Zako Çajupi “ se shfaqja trajton problemin me emigracionin e paligjshëm.
“Është shumë kënaqësi që teatri i Korçësh shkon për herë të parë në Amerikë dhe një trup e plotë nga Shqipëria shkon për herë të parë në SHBA. Kemi zgjedhur jo pa qëllim me “Nuse vetëm për letra” sepse trajton një problem që ka lidhje me emigracionin e paligjshëm, me fenomene negative që “duam t’i luftojmë”, por të krijojmë dhe humor nëpërmjet tyre. Besoj do të zhvillojmë edhe takime me bashkatdhetarët tanë atje", tha Kita.
Në datat 11, 12 dhe 13 tetor shfaqja do të jepet në Nju Jork, në 18 tetor në Uster dhe në 19 tetor në Boston, ndërsa pritet që në 20 tetor “Nuse vetëm për letra” të shfaqet edhe në Kenerike.
/rtsh.al/