RTSH 24 Live

Ekonomi

Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin mbi 22 miliardë lekë

22/11/2020

Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin mbi 22 miliardë lekë

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin gjatë periudhës janar-tetor u realizuan në masën 22.2 miliardë lekë.

Sipas minsitrisë së Financave dhe Ekonomisë, për shkak të shtyrjes së kësteve të pagesës së tatimit mbi fitimit në ndihmë të biznesit, këto të ardhura janë realizuar 7.4 miliardë lekë, ose 25.1% më pak se 10 mujori 2019, si dhe 1.2 miliardë lekë ose 5.1% më pak se plani janar-tetor 2020 për tatimin mbi fitimin.

Situata me të cilën po përballet vendi ynë, si rezultat i epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, e ka bërë të nevojshëm krijimin e një kuadri ligjor lehtësues për ata tatimpagues të cilët përballen me vështirësitë më të mëdha nga kjo situatë.

Në këtë kuadër, qeveria shqiptare ka vendosur zerimin e tatimit mbi fitimin nga 1 janari 2021 për një periudhë 8 vjeçare për biznesin e vogël me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë.