Qeveria shqiptare ka dalë në tregjet ndërkombëtare për të emetuar një Eurobond me vlerën 600 milionë euro.
I gjithë procesi i emetimit do të mbyllet brenda datës 11 mars.
Ky Eurobond do të jetë me afat shlyerjeje 10 vite dhe do të përdoret për të mbuluar nevojat e qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar, ashtu edhe për shpenzime të tjera e mbështetje buxhetore.
Ky është Eurobondi i shtatë që vendi po merr në tregjet e huaja.
Eurobondi i parë u emetua në vitin 2010 me vlerë 300 milionë euro, maturim 5-vjeçar dhe interes 7,5 për qind. Ndërkohë që 5 Eurobondet e tjera janë marrë nga viti 2015 deri në vitin 2023.
Emetimi i këtij Eurobondi u lajmërua nga ministri i Financave që nëntorin e vitit 2024.
Në atë kohë, ministri Malaj theksoi se pritshmëritë do të jenë që normat e interesit për këtë Eurobond në fillim të tremujorit të parë do të jenë më të ulëta se borxhi i marrë në vitin 2023, nëpërmjet ankandit të fundit të Eurobondit që kemi kryer.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/