RTSH 24 Live

Sociale

Takimet e Gërçarit, Prespë - Traditë e ruajtur ndër vite që mbledh mërgimtarët shqiptarë

25/07/2024

Takimet e Gërçarit, Prespë - Traditë e ruajtur ndër vite që mbledh mërgimtarët shqiptarë

Në Prespë, si çdo vit edhe këtë verë janë mbledhur mërgimtarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, të cilët prej vitesh kanë emigruar në Amerikë, Kanada, Australi, Danimarkë, Suedi, Belgjikë etj.

Festa e “Takimet e Gërçarit” shoqërohet me këngë e valle që bën bashkë jo vetëm mërgimtarët shqiptarë të lindur në rajonin e Prespës, por edhe banorë të zonës. Po ashtu, nga kjo festë pritet që një pjesë e të rinjve që vijnë nga mërgimi të bëjnë fejesat e tyre, duke u kurorëzuar me vajza apo djem nga Prespa.

Në fshatin Gërçar sot kanë ngelur shumë pak banorë, teksa çdo vit shqiptarët e diasporës rikthehen gjatë pushimeve verore, për tu takuar me njëri-tjetrin dhe për të shijuar bukuritë e kësaj zone.

/RTSH/