RTSH 24 Live

Politikë

Sulo: Gonzato në Kuvend, opozita duhej të vazhdonte protestën

01/11/2024

Sulo: Gonzato në Kuvend, opozita duhej të vazhdonte protestën

Analisti Arjon Sulo, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi në RTSH, deklaroi se opozita duhej të vazhdonte agjendën e saj, pavarësisht vajtjes në Kuvend për dorëzimin e progres raportit nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Gonzato.

Sipas tij, votimi dhe numërimi duhet bërë, por  vota në Shqipëri që nga 92 manipulohet.

“Pas 2013 nuk manipulohet vota te kutia e votimit, por akaparimi bëhet përpara. Në Elbasan ishin bandat e të dy palëve dhe ndodhi ajo që ndodhi. Kur shkohet te numërimi gjërat  kanë mbaruar. Janë burokratike ato që thotë BE-ja. ‘Më ka çuar nëna me la gojën’ janë raportet e BE-së. Opozita ka agjendën e vet s’është në dorë të Gonzatos, i cili ishte i manipuluar dhe i përdorur, duke i dhënë  kryetares së Kuvendit raportin në Parlament. Ata deputetë të opozitës që i hapën rrugën bën gabim. E kuptoj që duan të dalin nga ftohtësia e ndërkombëtarëve, por ata duhet të ndjekin agjendën e tyre.”, tha Sulo.   

/rtsh.al/