RTSH 24 Live

Aktualitet

Sulmi në uzinën e Gramshit, 2 rusët: Jemi bloger, erdhëm për turizëm! Pajisjet e tyre dërgohen për ekspertizë, dyshohen për spiunazh

21/08/2022

Sulmi në uzinën e Gramshit, 2 rusët: Jemi bloger, erdhëm për turizëm! Pajisjet e tyre dërgohen për ekspertizë, dyshohen për spiunazh
Shtetasi ukrainas F.A. dhe rusja Svetlana Timofeeva

Dy shtetas rus dhe një ukrainas u arrestuan një ditë më parë nga policia pasi kishin hyrë pa leje për të fotografuar uzinën e armëve në Gramsh. Arrestimi i tyre u bë në dyshimet e spiunazhit, ndërsa gjatë tentativës për t’u larguar 3 të huajt plagosën edhe 2 roje ushtarake të uzinës.

Gjatë dëshmisë së tyre të para oficereve të Antiterrorit dy rusët Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin, 23 vjeç, kanë deklaruar se janë turistë dhe se nuk kanë lidhje me spiunazhin.

“Jemi blogerë dhe se kemi ardhur në Shqipëri për turizëm. Ne fotografojmë uzinat dhe godinat e vjetra. Shkuam pranë uzinës për të bërë fotografi, pasi jemi blogerë”, janë shprehur ata.

Fotot e publikuara nga shtetasit rus

Por dyshimet e autoriteteve shqiptare është se ato janë spiunë dhe lëviznin me një mjet ‘chevroletë’ që i përkiste ukrainasit, i cili kishte ardhur më parë në Shqipëri me po të njëjtën makinë.

Gjithashtu ata janë kontrolluar dhe të gjitha sendet e tyre janë marrë dhe u dërguan për ekspertizë shkencore pasi dyshohet se një pajisje që nuk lidhet me fotografinë mund të shërbente për spiunazh. Pajisja është gjetur në çantën e 24-vjeçarit rus Mikhail Zorin.

Edhe pse ato thonë se janë blogerë dhe fotografojnë objekte ushtarake të braktisura nga shteti, emrat e tyre në rrjete sociale janë të ndryshëm.

Fotot e publikuara nga shtetasit rus

Incidenti dhe zbulimi tre të huajve në ambientet e uzinës së armëve në Gramsh u bë pasditen e 20 gushtit, ku mbetën të plagosur edhe dy roje ushtarake që u sulmuan me spray neoparalizues.

/rtsh.al/