RTSH 24 Live

Rajon

Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen zhvillon bisedime me kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq

4 orë para

Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen zhvillon bisedime me kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq

Pak ditë pas marrjes së mandatit, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka nisur bisedimet për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ditën e djeshme (6 shkurt) Sorensen ka zhvilluar biseda të ndara me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimin dhe atë të Kosovës PetarPetkoviq, me në fokus, dialogun mes dy vendeve.

Lajmi u bë me dije nga vetë Sorensen me anë të një postimi në rrjetin social X.

Sot bisedova ndaras me dy kryenegociatorët, atë të Kosovës, Besnik Bislimi dhe të Serbisë, Petar Petkoviq . I vlerësoj bisedat shumë të mira dhe i mirëpres ftesat e tyre për t’i vizituar Kosovën dhe Serbinë”, shkruan  Sorensen.

Sorensen e nisi mandatin e tij më 1 shkurt, duke pasur në detyrë Miroslav Lajçak.

Gjatë mandatit 5-vjeçar të këtij të fundit, Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Marrëveshja, e cila nuk është nënshkruar, është ligjërisht e obligueshme për palët ka thënë blloku. BE-ja ka akuzuar Kosovën dhe Serbinë për mosnisjen e zbatimit të paktit, duke thënë se kjo do të ndikojë në rrugëtimin e dy shteteve drejt integrimeve evropiane.

Dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011. Gjatë procesit janë arritur disa marrëveshje, por pak prej tyre janë zbatuar në terren.

/rtsh.al/