RTSH 24 Live

Kosovë

“Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, më mirë se më parë”. Grenell-Kurtit: Deluzive. Je dënuar nga administrata Trump e Biden

2 orë para

“Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, më mirë se më parë”. Grenell-Kurtit: Deluzive. Je dënuar nga administrata Trump e Biden

Deluzive i ka konsideruar emisari për Misione të Posaçme i SHBA, Richard Grenell, deklaratat e Kryeministrit Albin Kurti mbi marrëdhëniet në nivele të larta të Kosovë-SHBA.

Duke reaguar mbi deklaratat e bëra nga Kurti gjatë një intervistë televizive, Grenell theksoi se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Prishtinës zyrtare nuk kanë qenë kurrë në nivele kaq të ulëta sa janë sot.

Sipas Grenell, Kurti është  dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada Amerikane, Anthony Blinken.

“Deluzive. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada Amerikane, Anthony Blinken etj.”, shkruan Grenell në rrjetin social X.

Disa ditë më parë, Kurti hodhi poshtë komentet e Grenell, duke nënvizuar se marrëdhëniet SHBA-Kosovë aktualisht janë në nivelin më të mirë që nga fillimi.

Deklaratat e Kurtit erdhën pas kritikave të bëra nga Grenell, i cili më 3 shkurt, vetëm pesë ditë para zgjedhjeve në Kosovë, u shpreh se ”qeveria Kurti ishte e pabesueshme gjatë mandatit të parë të Trump, dhe gjithashtu ka qenë jo e besueshme gjatë mandatit të Bidenit”.

/rtsh.al/