Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për shitjen e lëndëve narkotike në lokalet e natës dhe thyerje të masës së sigurisë arrest në shtëpi.
Operacioni i policisë i zhvilluar në Shijak ka vendosur në pranga 20-vjeçarin me inicialen A. S., 20 vjeç, banues në Shijak dhe ka shpallur në kërkim shtetasin F. M., 26 vjeç, banues po në Shijak, aktualisht me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se bashkëpunonin për shitjen e dozave të kanabisit, në Shijak.
“Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda speciale, për 4 javë, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Repeater". Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shijak dhe u shpall në kërkim shtetasi F. M., 26 vjeç, banues në Shijak, aktualisht me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se bashkëpunonin për shitjen e dozave të kanabisit, në Shijak”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në banesën e 26-vjeçarit, Policia gjeti qindra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë në formë boçeje në përpunim për ta ndarë në doza, ndërsa ka sekuestruar lëndën narkotike, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 3 celularë.
Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/