RTSH 24 Live

Aktualitet

Shqipëri-Britani e Madhe, marrëveshje për forcimin e sigurisë dhe rendit

13/12/2024

Shqipëri-Britani e Madhe, marrëveshje për forcimin e sigurisë dhe rendit

Shqipëria dhe Britania e Madhe nënshkruan të premten një marrëveshje bashkëpunimi. Në qendër të marrëveshjes është një plan masash konkrete për forcimin e dialogut dhe përpjekjeve të përbashkëta në drejtim të forcimit të sigurisë dhe rendit në të dy vendet tona.

“Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë janë të përkushtuara për fuqizimin e kapaciteteve profesionale dhe teknologjike në përballje me format dhe trendet më të fundit të kërcënimeve ndaj sigurisë”, shkruajti zëvendësministri Besfort Lamallari në një postim në rrjetet sociale.

/ rtsh.al /