RTSH 24 Live

Aktualitet

Kapet në Vlorë ukrainasi, akuzohet për trafik të qenieve njerëzore  

22 orë para

Kapet në Vlorë ukrainasi, akuzohet për trafik të qenieve njerëzore  

Policia ka vendosur në pranga një ukrainas i cili akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore së bashku me 4 të tjerë.

Sipas policisë së Vlorës, si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe ndalimi me iniciativë i shtetasit të huaj O. K., 24 vjeç, banues në qytetin Sumskaja, Ukrainë.

Policia shpjegon se ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, të arrestuar më herët në kuadër të operacionit “TRANSNACIONAL,” ka trafikuar shtetas nga vende të ndryshme të Europës, kryesisht shtetas nga Ukraina, drejt Shqipërisë, me qëllim shfrytëzimin e tyre për punë të kundërligjshme.

Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, kanë finalizuar me sukses një tjetër fazë të operacionit policor “TRANSNACIONAL”, i cili ka për qëllim goditjen e një rrjeti që trafikojnë qenie njerëzore dhe i shfrytëzojnë ato për veprimtari të paligjshme, ka vijuar me kapjen dhe ndalimin e një tjetër shtetasi të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe ndalimi me iniciativë i shtetasit të huaj O. K., 24 vjeç, banues në qytetin Sumskaja, Ukrainë.

Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, të arrestuar më herët në kuadër të operacionit “TRANSNACIONAL,” ka trafikuar shtetas nga vende të ndryshme të Europës, kryesisht shtetas nga Ukraina, drejt Shqipërisë, me qëllim shfrytëzimin e tyre për punë të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/