RTSH 24 Live

Politikë

Sulmi kibernetik, Rama: Agresori është në tërheqje, shërbimet do rikthehen shumë shpejt

18/07/2022

Sulmi kibernetik, Rama: Agresori është në tërheqje, shërbimet do rikthehen shumë shpejt

Shërbimet publike online do të rikthehen shumë shpejt, pasi u mbyllën përkohësisht si pasojë e një sulmi kibernetik. Kështu ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili shkruan me një postim në Twitter se kundërofensiva e AKSHI-t, po rezulton e suksesshme.

Sipas kreu të qeverisë, agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje, teksa shton se nëse nuk do të ketë surpriza, shërbimet do të rikthehen shumë shpejt.

Kundërofensiva e AKSHi-t dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme! Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s'do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!”, shkruan Rama.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) bëri me dije ditën e djeshme (17 korrik), se si pasojë e një sulmi kibernetik, shërbimet publike online dhe faqet e tjera qeveritare do të mbyllen përkohësisht. Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre sulmeve.

/rtsh.al/