RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti i keq, anulohet lundrimi nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

5 orë para

Moti i keq, anulohet lundrimi nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar anulimin e lundrimeve mbrëmjen e sotme nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas. Vendimi vjen për shkak të motit të keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, që ka përfshirë vendin.

Bëhet me dije se imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve të tyre do bëhet në orar, ndërsa tragetet "AF Franchesca" dhe "Rigel VII" do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme (23 nëntor).

Ndërkohë, trageti “Af MIA”i linjës Durrës-Ankona mbërrin në orën 19:00 dhe do të niset në orën 22:00, mbrëmjen e sotme.

/rtsh.al/