RTSH 24 Live

Aktualitet

Sulmi kibernetik në Shqipëri, kompania amerikane: Vepër e hakerëve pro-iranianë

05/08/2022

Sulmi kibernetik në Shqipëri, kompania amerikane: Vepër e hakerëve pro-iranianë

Një sulm kibernetik mbylli përkohësisht shërbimet publike online dhe faqet qeveritare më 17 korrik. AKSHI bëri me dije se bëhej fjalë për një sulm kibernetik nga jashtë Shqipërisë. Mandiant bën me dije se ka të ngjarë që sulmi kibernetik të jetë vepër e hakerëve pro-iranianë që kishin për qëllim të prishnin konferencën e një grupi opozitar iranian në Shqipëri.

Ka qenë grupi “Homeland Justice” që mori përjegjësinë e sulmit kibernetik që synonte prishjen e konferncës që do të mbahej më 23 dhe 24 korrik nga grupi opozitar iranian Muxhahedeen-e-Khalq, por që u anulua pas paralajmërimeve nga autoritetet lokale për një kërcënim të mundshëm terrorist. Takimi botëror i Iranit të Lirë do të mbahej në kamp dhe mes të ftuarve kishte edhe ligjvënës amerikanë.

Kjo ngjarje përbën një kërcënim aktiv për organizatat publike dhe private në vendet e tjera anëtare të NATO-s. Ndërsa negociatat rreth marrëveshjes bërthamore të Iranit kanë ngecur, ajo tregon se Irani mund të jetë më pak i përmbajtur në kryerjen e sulmeve kibernetik në vazhdim”, tha kompania amerikane.

Kryeministri Rama ka bërë me dije pas sulmit kibernetik, se falë punës së një skuadre shqiptaro- amerikane, nuk u fshi asnjë e dhënë.

/rtsh.al/