RTSH 24 Live

Aktualitet

Arrestohet kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka. Në pranga magjistrja dhe një avokat

29/07/2024

Arrestohet kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka. Në pranga magjistrja dhe një avokat
Kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka

Kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, është arrestuar të hënën (29 korrik) me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Bëhet me dije se në pranga ka rënë edhe një ish-oficere e policisë gjyqësore dhe një avokat.

Zarka raportohet se është ndaluar me akuzën e "ushtrimit të ndikimit të paligjshëm".

Më 9 maj të 2022 ai u emërua në krye të organit të akuzës në rrethin e Vlorës, pasi kaloi me sukses procesin e vetingut duke u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.

/rtsh.al/