Është çelur në Divjakë sezoni i ri turistik. Përmes një feste të organizuar në Parkun Kombëtar janë dhënë mesazhet për një sezon të mbarë, me synimin për të terhequr sa më shumë turistë vendas dhe të huaj në peisazhin me det, pyje, lagunë dhe njerëz të mrekullueshem.
Veshje tradicionale dhe gatime të zonës janë ekspozuar me këtë rast në sheshin para kullës së lartë nga ku mund të shikohet e gjithe zona.
Ky sezon pritet të jetë me i sukseshmi për tur-operatorët. Një numër i madh turistësh e kanë frekuentuar Plazhin e Divjakës gjatë gjithë
muajit maj, por ky sezon pritet të këtë 3 fishim të numrit të vizitorëve.
Kryetari i Bashkisë së Divjakës Josif Gorrea dhe deputeti i zonës Erjon Brace uruan çeljen e sezonit, ndërkohë që panë nga afër ekspozimet me gatime tradicionale që kishin ardhur në këtë ceremoni festive. E veçanta e gatimeve është fakti që të gjitha janë bërë me produktet e prodhuar nga toka e Divjakës.
Gazetar Marash Mirashi
/ rtsh.al /