RTSH 24 Live

Aktualitet

Luftë në Ballkan? Osmani: Putin dhe Vuçiç po përgatitin shpërthimin e një lufte klasike

26/03/2024

Luftë në Ballkan? Osmani: Putin dhe Vuçiç po përgatitin shpërthimin e një lufte klasike

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se Putin dhe Vuçiç po përgatitin shpërthimin e një lufte klasike në rajonin e Ballkanit.

Amerikanët besojnë se pa zbatimin e planit franko-gjerman, dhe zbatimit në terren të marrëveshjes së Ohrit dhe krijimin e Asosacionit mund të shkohet në një destabilitet që po përgatit Putini nëpërmjet Aleksandër Vuçiçit në Ballkan”, u shpreh Osmani.

Osmani ka vënë në dukje se Uashingtoni dhe Perëndimi kanë informacione për planet e Putinit për të destabilizuar rajonin e Ballkanit.

Sipas tij, në rajonin e Ballkanit parashikohet të ketë një luftë jo më hibride por qartësisht klasike.

Kemi një raport që e lexova 2 ditë më parë të një instituti amerikan që tregon qartësisht për vendimin e Vladimir Putinit në bashkëpunim me Aleksandër Vuçiçit për të ndezur jo më një luftë hibride por një luftë klasike në Ballkan, një shpërthim të Ballkanit.

Në raport keni planin dhe informacionet që ka Uashingtoni dhe Perëndimi për një luftë klasike, që përfshin sulmin ndaj Kosovës ndërmjet trupave tokësore.

Por, NATO e ka paralajmëruar ashpër. A do të eskalojë situata në rajon apo jo, unë këtë nuk jam në gjendje ta them për momentin por ka qartësisht institute ndërkombëtare që flasin për planet e Putinit për të destabilizuar rajonin e Ballkanit”, tha Osmani.

/rtsh.al/