RTSH 24 Live

Sociale

Riparohet defekti në derën e bunkerit të akseleratorit te Onkologjiku

29/06/2024

Riparohet defekti në derën e bunkerit të akseleratorit te Onkologjiku

Dy ditë më parë një defekt në njërën nga dyert e bunkerit ku qëndrojnë akseleratorët linearë pësoi defekt, duke pamundësuar kështu mbylljen hermetike të tij.

Për të shmangur rrjedhjen nga rrezatimi i dhomës, shërbimi në njërën nga dhomat u ndërpre dhe trajtimet kanë vijuar me akseleratorin e dytë.

RTSH ka mësuar nga burime të brendshme të QSUT-së se defekti është riparuar ditën e dytë nga ekipi i mirëmbajtjes së QSUT, si dhe ka siguruar pamjet ekskluzive të portës që hapet dhe mbyllet normalisht në mënyrë hermetike.

Sipas teknikëve, defekti kishte të bënte me një rënie prej 1 cm të portës, e cila nuk lejonte mbylljen hermetike. Defekti në derë është riparuar dhe aktualisht trajtimet radiologjike do të vijojnë normalisht me të dy akseleratorët nga e hëna e me tej.

Burimet bëjnë më dije se gjatë dy ditëve të defektit dera është mbajtur e mbyllur dhe nuk ka pasur rrjedhje të rrezatimit në ambientet e spitalit.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/