RTSH 24 Live

Sociale

Kopshtet dhe çerdhet të hapura gjatë verës, frekuentimi më i ulët

01/07/2024

Kopshtet dhe çerdhet të hapura gjatë verës, frekuentimi më i ulët

Edhe gjatë muajve të verës kopshtet dhe çerdhet e qytetit të Kukësit do të jënë të hapura. Këtë e pohoi edhe drejtoresha e Arsimit Parashkollor në bashkinë e Kukësit Albana Elezaj.

U munduam që nëpërmjet posterave apo fletushkave të informojmë prindërit që janë të mirëpritur në kopshë dhe çerdhe edhe në stinën e verës. Pavarshit se mësueset kanë lejet e tyre vjetore i ndajmë  lejet në dy grupe. Grupet do jenë të bashkuara”, tha ajo.

Ndërsa në fshatra, për shkak të frekuentimit të ulët, kopshtet janë të mbyllura gjatë muajve të verës.

Si çdo herë, rregjistrimet e fëmijëve vijojnë në çdo ditë të vitit.

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/