RTSH 24 Live

Sociale

Sektori i naftës nën kontrollin e sigurimit, 101 dosje të lidhura me sektorin e naftës

03/07/2024

Sektori i naftës nën kontrollin e sigurimit, 101 dosje të lidhura me sektorin e naftës

“Nafta çan bllokadën” ishte slogani me te cilën propaganda komuniste glorifikonte sektorin i cili mbajti mbi supe ekonominë e vendit për vite me radhë. Suksesi i shkencëtarëve te cilët themeluan dhe ndërtuan këtë industri solli edhe persekutimin e tyre.

Për të përkujtuar veprën por edhe të zbuluar të dhëna dhe fakte që shënuan fatin tragjik të elitës së industrisë Autoriteti i Dosjeve zhvilloi një simpozium me titull “Eksplorimi dhe Zhvillimi i Sektorit të Naftës nën Kontrollin e Sigurimit të Shtetit”.

Të dhënave flasin për 101 dosje të lidhura me sektorin e naftës, ndërkohë që në arkivin e Sigurimit të Shtetit rezultojnë mbi 250 individë të ndjekur, denoncuar dhe arrestuar.

Sipas dokumenteve dhe dëshmive të mbijetuarve të kohës, procesi u nxit nga disa letra anonim, u pasua me mbledhjet e Byrosë Politike dhe punën manipuluese të Sigurimit të Shtetit. Inxhinierët Koço Plaku dhe Milto Gjikopullin u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan ndërkohë që trupat e tyre janë ende sot të pagjetur.

/RTSH/