RTSH 24 Live

Sociale

Historia e zdrukthtarit në Greqi që u bë investitor në Kala të Dodës

06/07/2024

Historia e zdrukthtarit në Greqi që u bë investitor në Kala të Dodës

I kthyer nga emigracioni ku ka jetuar prej vitesh, Selami Baloshi nga Ploshtani i  Kalasë së Dodës me zanat gdhendës druri vendos të kthehet në vendlindje e të investojë në natyrën e gjelbër, tërheqëse.

Frekuentimi i lartë nga të huajt dhe vendas kanë bërë që Selamiu të zgjerojë ambientin, duke ndërtuar dhe bujtina.

Baloshi thotë që ky vit numri i turistëve është rritur ndjeshëm në krahasim me  vitet e shkuara. “Këtë vit numri i turistëve ka qenë shumë më i lartë, edhe gjatë periudhës së dimrit", tha ai.

Angazhimi i të gjithë familjes dhe vullneti për të punuar në vendin tënd sipas Selamiut është gjëja e duhur.

Vëmendja drejt investimit të fshatrave po kthehet çdo vit e më shumë, e kjo vjen falë infrastrukturës dhe frekuentimit nga turistët.

/rtsh.al/