RTSH 24 Live

Sociale

Zjarret gjatë verës, takim për marrjen e masave për parandalimin dhe përballimin e zjarreve

03/07/2024

Zjarret gjatë verës, takim për marrjen e masave për parandalimin dhe përballimin e zjarreve

Marrja e masave për parandalimin dhe përballimin e zjarreve në pyje e kullota gjatë stinës së verës ishin në fokus të një takimi të thirrur nga Prefekti i Qarkut Korçë Nertil Jole. Situata në vitet e fundit ka pasur përmirësim pasi rastet e zjarreve në Qarkun Korçë kanë ardhur në rënie.

Statistikat e rasteve, në vitin 2021-2022 për referencë vitin 2023 janë drejt një përmirësimi për rastet në banesë, bazë ushqimore blegtorale”, tha Nertil Jole, Prefekt i Qarkut Korçë.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi bëri apel për më shumë ndërgjegjësim nga ana e banorëve.

Për çdo qytetar të Shqipërisë, për çdo fermer që ti bashkohet shërbimi zjarrfikës në këto ditë përvëluese duke mos ndezur zjarre”, tha Arben Cara,  Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri e Shpëtimi.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë tha se është i rëndësishëm nënshkrimi i një memorandum me shtetin grek për të ndihmuar njëri-tjetrin në raste zjarresh.

Në Qarkun Korçë këtë vit nuk janë shënuar zjarre masive, vetëm vatra të vogla që janë arritur të shuhen në kohë pa shkaktuar dëme

/RTSH/