RTSH 24 Live

Sociale

“Festa e birrës” në Korçë, Këshilli Bashkiak miraton buxhetin për aktivitetet kulturore

03/07/2024

“Festa e birrës” në Korçë, Këshilli Bashkiak miraton buxhetin për aktivitetet kulturore

Këshilli Bashkiak Korçë ka miratuar buxhetin për Festën e Birrës. Këtë vit kjo shifër kap vlerën e 15 milion lekëve e cila do transferohet dhe menaxhohet nga Qendra e Artit dhe Kulturës. Sipas krye bashkiakut Sotiraq Filo, këtë vit fondi për organizimin e kësaj feste është rritur për shkak të rritjes së çmimeve të komponentëve.

Filo gjithashtu ka bërë me dije se festa më e madhe verore do organizohet sërish tek terminali i autobuzave dhe se risi e këtij viti është se çdo qytetar do të mund të ndjekë programin festiv pa bileta.

“Dy komponentët kryesor të festës janë programi artistik dhe pjesa e infrastrukturës. Këto kanë ardhur në rritje nga viti në vit. Kemi dashur që të kemi artist shumë të mirë në këtë festë”, u shpreh Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë Korçë.

Gjatë kësaj mbledhjeje jashtë radhë është miratuar gjithashtu dhe rregullorja e financimit të projekteve kulturore dhe artistike që do ti hapë rrugën financimeve të reja nga ana e bashkisë në fushën e artit kulturës dhe turizmit përmes projekteve të cilat do paraqiten në bashki.

/RTSH/