RTSH 24 Live

Sociale

Gazetarja bullgare me shqipen e përkryer, Magdalena Dimitrova ka për zemër Shqipërinë dhe shqiptarët

01/07/2024

Gazetarja bullgare me shqipen e përkryer, Magdalena Dimitrova ka për zemër Shqipërinë dhe shqiptarët

Magdalena Dimitrova është gazetare në Agjensinë bullgare të lajmeve dhe mbulon sektorin e gjuhës shqipe.

Me një të folur rrjedhshëm për ta patur zili thotë se gjuhën shqipe e ka për zemër ndaj vendosi të studioje e ta mësojë, jo vetëm në universitet, por edhe seminare të gjuhës shqipe në Kosovë.

Përpiqet të njohë në detaje Shqipërinë e shqiptarët, të përcjellë çdo informacion apo ngjarje që ndodh në Shqipëri për lexuesit dhe qytetarët e Bullgarisë.

Veç të tjerash Magdalena, Shqipërinë e vlerëson edhe për diversitetin e bashkëjetesën komunitare.

Prej vitesh marrëdhëniet mes Shqipërisë e Bullgarisë, veçanërisht Kukësit ka njohur ecuri pozitive.

Janë me dhjetëra studentë nga Kukësi në universitetet bullgare, por edhe shkëmbime të tjera në shumë plane, e për kolegen tonë duket se këto marrëdhënie janë në rrugën e duhur.

Magdalena mbërriti në Kukës bashke me grupin e mjekëve dhe specialistëve nga Bullgaria, të cilët zhvilluan kontrollet mjekësore për qytetarët e Kukësit për tre ditë me radhë.

Gazetar: Bujar Muçmata

/rtsh.al/