RTSH 24 Live

Sociale

25% e studentëve të mjekësisë mendojnë largimin-Raporti: Mbështetja financiare e mjekëve të rinj, kusht për ndryshim

01/07/2024

25% e studentëve të mjekësisë mendojnë largimin-Raporti: Mbështetja financiare e mjekëve të rinj, kusht për ndryshim

Largimi i mjekëve do të vijojë të jetë edhe për disa vite një problem për Shqipërinë nëse nuk merren masa urgjente për fuqizimin e tyre.

Konkluzioni është rezultat i gjetjeve të raportit më të fundit të mbështetur nga Konrad Adenaur, ku sipas autorëve të tij 25 përqind e studentëve të mjekësisë duan pa mëdyshje të largohen pas studimeve.

Afro 1 e katërta e studentëve po mendojnë që të largohen nga Shqipëria, rreth gjysma janë me mëdyshje ndërsa pjesa tjetër nuk e mendon të largohet nga vendi”, tha mjeku Ilir Alimehmeti.

 Tre shkaqet e para të largimit lidhen me pagën, përmirësimin e kushteve të punës  dhe rritjen profesionale, por një gjetje interesante tregon se nëse bëhen ndryshime në politikat e mbështetjes së tyre, të larguarit e viteve të fundit janë të gatshëm të kthehen.

Ata që kanë kohë që janë larguar shprehet qartë që nuk kthehen më ndërsa mjekët e larguar vitet e fundit shprehen se nëse rregullohen situatat me pagan dhe kushtet shprehen të gatshëm për tu rikthyer. Nëse i mbështesim këta të rij që në moshën studentore, më pas në specializim e më pas gjatë daljes së tyre në profesion nuk do ta shprehim më këtë vullnet për të ikur”, tha ai.

Problemi më madhor i studentëve është mungesa e pagesës gjatë kohës së specializimit, ku 60 përqind janë kuota të lira.

Sëmundjet infektive, Shëndeti publik ishin të gjitha pa mbështetje financiare që do të thotë që specializantë e nisin që ditën e parë pa pagesë. Kjo nuk është në favor të fuqizimit të tyre për të qëndruar në Shqipëri”, shton mjeku.  

Si arsye për të qëndruar afro 34 përqind e studentëve e shohin të mundur të punësohen dy vjet në një zonë të largët me pagë 200 000 lekë ndërsa në një zonë urbane me pagë 80 000 lekë do të punësoheshin vetëm 17.6 përqind e tyre.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/