RTSH 24 Live

Sociale

Kujdesi ndaj katërputrakëve, në strehëzën publike në Shkodër në ndihmë edhe vullnetarët

01/07/2024

Kujdesi ndaj katërputrakëve, në strehëzën publike në Shkodër në ndihmë edhe vullnetarët

Temperaturat e larta kanë nisur të bëhen sfiduese por jo për vullnetarët e katërputrakëve të vegjël të cilët kujdesen edhe në këto ditë të nxehta për ta në strehëzën publike duke i ushqyer, pastruar ambientin si dhe duke kaluar kohë pranë tyre.

E bëjnë këtë plot dëshirë dhe nuk kërkojnë ta quajnë sakrificë.

Rreth 180 kafshë endacake janë të vendosura në dy strehëzat publike. Kujdesi ndaj tyre nevojitet gjatë gjithë vitit.

Kafshët janë një mbështetje emocionale shumë e rëndësishme për njeriun. Në shumë studime të kryera kanë treguar se ndihmojnë njerëzit të menaxhojnë problemet e tyre të shëndetit mendor. Të drejtat e kafshëve janë një çështje po aq e rëndësishme sa edhe të drejtat e njeriut.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/