RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, Netanjahu: Goditëm objektivat e duhura, nuk pyesim SHBA-në

22 orë para

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, Netanjahu: Goditëm objektivat e duhura, nuk pyesim SHBA-në

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu ka hedhur poshtë pretendimet e mediave se Izraeli ka ndryshuar planet për të goditur objektet energjetike iraniane pas presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Izraeli fillimisht planifikoi të godiste objektet e naftës dhe gazit natyror të Iranit, por ndryshoi planin e tij për t'u fokusuar ekskluzivisht në objektet ushtarake iraniane pas presionit të vazhdueshëm të SHBA.

Zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu e ka mohuar një pretendim të tillë duke e cilësuar si të rremë.

“Izraeli i zgjodhi objektivat para kohe, bazuar në interesat e tij kombëtare, dhe jo bazuar në direktivat amerikane. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë”, thekson në deklaratën e saj, zyra për shtyp e kryeministrit izraelit.

Ndërkaq shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Mariano Grossi ka deklaruar se objektet bërthamore të Iranit nuk u dëmtuan gjatë sulmeve ajrore të Izraelit gjatë natës.

Objektet bërthamore të Iranit nuk janë prekur. Inspektorët e IAEA janë të sigurt dhe vazhdojnë punën e tyre jetike. Unë bëj thirrje për maturi dhe përmbajtje nga veprimet që mund të rrezikojnë sigurinë dhe sigurinë e materialeve bërthamore dhe të tjera radioaktive”, shkruan Rafael Mariano Grossi.

/rtsh.al/