RTSH 24 Live

Politikë

FOTOT- "Bashkë për Shqipërinë në BE", Rama publikon imazhet nga takimi me diasporën në Nju Jork

2 orë para

FOTOT- "Bashkë për Shqipërinë në BE", Rama publikon imazhet nga takimi me diasporën në Nju Jork

Kryeministri Edi Rama, ndau mesditën e së dielës në rrjetet sociale, momente nga atmosfera e takimit me shqiptarët në Nju Jork. Pamjet të cilat ndau kryeministri, njëkohësisht edhe kryetar i PS-së, tregojnë sallën e mbushur me qytetarë që mbajnë në dorë flamurin shqiptarë dhe atë amerikan, teksa shihen të tjerë me veshje tradicionale shqiptare dhe tingujt e muzikës  shqiptare.

Gjatë fjalimin e tij ia kushtoi asaj që në Tiranë është krye lajmi, zhvillimeve me drejtësinë e re, sipas kryeministrit i ka dhënë fund mungesës së ndëshkimit, duke arritur deri në politikanë që kanë qenë në majat e hierarkisë shtetërore, por pa përmendur emra.

Po ashtu, ai foli dhe për votën e Diasporës dhe Integrimin e vendit në BE.  Rama thekson se progresi i bërë nga Shqipëria drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropianë është ende në rrezik, prandaj ai u kërkoi shqiptarëve nga SHBA të bashkohen dhe të kontribuojnë përmes votës së tyre, për ta shtyrë vendin tonë përpara edhe në kilometrin e fundit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimit Evropian.

“Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm por është akoma një progres në rrezik nëse të gjithë së bashku nuk e shtyjmë përpara në këtë kilometër të fundit për ta bërë anëtare të Bashkimit Evropian.”, u shpreh kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se shqiptarët e diasporës duhet të bëhen garantë që vendi ynë të mos kthehet më pas.

“Një nga arsyet e suksesit tuaj, mesa kam kuptuar, është që shqiptarët këtu kanë ndihmuar shqiptarët, që kush ka ardhur përpara ka ndihmuar ata që kanë ardhur më mbrapa dhe prandaj Diaspora sot, prandaj shqiptarët jashtë atdheut sot duhet të luajnë për Shqipërinë atë rol që kanë luajtur ata shqiptarë këtu që kanë ndihmuar shqiptarët që kanë ardhur dhe duhet të bëhen garantë me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, duhet të bëhen garantët që Shqipëria nuk kthehet më mbrapa.

E prandaj kam ardhur këtu për t’iu kërkuar që ta vazhdojmë dhe ta përmbushim së bashku këtë mision të nisur një dekadë më parë, për ta ngjitur Shqipërinë në majën e 2030 duke e bërë përfundimisht të pakthyeshme rrugën drejt Evropës dhe duke bërë për vendin tonë, për shtetin tonë, për flamurin tonë atë që çdo shqiptar si ju në Amerikë apo Evropë ka bërë për veten e vet, për familjen e vet, për të ardhmen e fëmijëve të vet duke u bërë pjesë krenare e pandashme e bashkësisë ku sot jeton dhe punon këtu në Amerikë apo matanë oqeanit në Evropë.”, nënvizon Rama.

/rtsh.al/