RTSH 24 Live

Ekonomi

AZHBR: Skema Kombëtare 2024, jepen 2,18 miliardë lekë për 59,621 fermerë

27/10/2024

AZHBR: Skema Kombëtare 2024, jepen 2,18 miliardë lekë për 59,621 fermerë

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se vijon disbursimin nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2024.

AZHBR informon se, deri më sot, janë 59,621 fermerë të financuar me një fond prej 2,18 miliardë lekë, ndërkohë që po vijon intensivisht procesi për kryerjen e pagesave për fermerët e tjerë.

Në Skemën Kombëtare 2024 ofrohet mbështetje për: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), bletarinë, fermat organike, certifikimi Global Gap, fara- fidanë dhe inpute të tjera, bimët mjekësore – aromatike, si edhe mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.

Qëllimi i këtyre masave është ulja e kostove për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit vendas.

“Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural vijon disbursimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024. Deri më sot janë 59,621 fermerë të financuar me një fond prej 2,18 Miliard lekësh, ndërkohë po vijon intensivisht procesi për kryerjen e pagesave për fermerët e tjerë. Në Skemën Kombëtare 2024 ofrohet mbështetje për: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), bletarinë, fermat organike, certifikimi Global Gap, fara- fidanë dhe inpute të tjera, bimët mjekësore - aromatike, si edhe mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi. Qëllimi i këtyre masave është ulja e kostove për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit vendas.”, shkruan AZHBR-ja. /rtsh.al/

Listat e aplikantëve përfitues