RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Izrael: Kamioni përplaset me stacionin e autobusit, të paktën 33 të plagosur, 6 në gjendje të rëndë

9 orë para

Izrael: Kamioni përplaset me stacionin e autobusit, të paktën 33 të plagosur, 6 në gjendje të rëndë

Të paktën 33 persona u plagosën kur një kamion u përplas me një stacion autobusi pranë Gillot në Izraelin qendror të dielën në mëngjes .

Policia po vendos forca të shumta në zonë, që ndodhet në veri të Tel Avivit , dhe u ka kërkuar shoferëve të shmangin kalimin nëpër zonë.

Shërbimi izraelit i emergjencës fillimisht njoftoi se po trajtonte dhjetëra të plagosur.

“Në orën 10:08 u informuam se një kamion u përplas me një stacion autobusi në Aharon Yariv Avenue në Ramat Hasharon. Shërbimet e qendrës së ndihmës së menjëhershme aktualisht po ofrojnë kujdes për dhjetëra viktima në terren”, theksoi Magen David Adom, shërbimi i ambulancës izraelite.

Në një njoftim të mëvonshëm, Magen David Adom foli për 33 të plagosur që u dërguan në spital, 6 prej tyre në gjendje të rëndë.

Mediat lokale raportuan se disa nga të plagosurit ishin pensionistë që sapo kishin zbritur në stacionin e autobusit për të vizituar një muze në zonë.

Sipas Times of Israel , autoritetet po e shqyrtojnë incidentin si një akt terrorist.

Zona Glilot  është shtëpia e selisë së Mossad-it, së bashku me disa njësi të inteligjencës IDF, duke përfshirë grupin e profilit të lartë Njësia 8200 e sinjaleve të inteligjencës.

/rtsh.al/