RTSH 24 Live

Botë

Sulmet ndaj KFOR/ Hungaria kthen në atdhe 19 ushtarët e plagosur në veri të Kosovës

30/05/2023

Sulmet ndaj KFOR/ Hungaria kthen në atdhe 19 ushtarët e plagosur në veri të Kosovës

Ministria e Mbrojtjes hungareze ka dërguar avion të posaçëm për të marrë nëntëmbëdhjetë ushtarët hungarezë te plagosur një ditë më parë (29 maj në Zveçan të Kosovës dhe për t’i kthyer ata në shtëpi.

Sipas njoftimit të Ministrisë hungareze, bëhet me dije se “Një avion Airbus A319 i projektuar posaçërisht për kujdesin mjekësor të Forcave të Mbrojtjes Hungareze u nis për në vend nga Kecskemét në mbrëmjen e 29 majit, me qëllim që të kujdesej dhe të sillte në shtëpi ushtarët hungarezë që u plagosën në detyrën e shpërndarjes masive të urdhëruar në vendbanim të Zveçanit në Kosovë”.

Ditën e djeshme, 30 ushtarë të KFOR, mes të cilëve 11 italianë dhe 19 hungarezë, mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes me protestuesit serb në veri të Kosovës.

Tensionet në veri u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës hyri në komunat me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, për të vendosur kryetarët e rinj shqiptarë në këto institucione, të cilët komuniteti serb atje nuk i njeh.

/rtsh.al/