Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen ndaj veprimeve që mund të përshkallëzojnë me tej tensionet mes dy vendeve.
Komentet Stoltenberg i bëri gjatë një takimi që zhvilloi e kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, në Bruksel, ndërsa theksoi se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen “menjëherë” dialogut të ndërmjetësuar nga BE.
“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë më tej tensionet dhe të kthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që është e vetmja rrugë përpara”, tha ai.
Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, Kosova dhe Serbia nuk kanë bërë hapa përpara në drejtim të shtensionimit të situatës dhe uljes në tryezën e dialogut.
BE ka kërkuar të merren masa të menjëhershme për të de-përshkallëzuar situatën dhe për të zgjedhje të parakohshme në 4 komunat në veri, duke paralajmëruar për pasoja në rast nuk bëhen hapa në këto drejtime.
Drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Koopman tha të martën (27 qershor) se Bashkimi Evropian gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do të komunikojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat blloku i ka përgatitur për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të shtetit.
/rtsh.al/