RTSH 24 Live

Kuzhinë

Specialitete nga buka bajat: pite spanjolle me hajvar

26/11/2020

Specialitete nga buka bajat: pite spanjolle me hajvar

Mos e hidhni bukën bajat, por përdoreni për përgatitjen e racioneve të shijshme familjare.

 

Ky është njëri ndër propozimet tona! 

Përbërësit:

– 500 g bukë bajat;
– 4 vezë;
– 4 lugë hajvar;
– 3 lugë ajkë të thartë;
– 2 kastravecë të grirë turshi;
– 100 g suxhuk;
– 1 lugë majdanoz të grirë të freskët;
– 1 grusht misër të ëmbël;
– kripë;
– piper:
– parmezan

Përgatitja:

Priteni bukën bajat në kube dhe qiteni në një enë rezistuese ndaj zjarrit të vajosur.

Pritni 100 g suxhuk dhe përzieni me kubet e bukës. Kastravecët turshi kulloni nga teprica e ujit dhe grini imët.

Misrin e ëmbël zieni në ujë në të cilin keni hedhur kripë, grijeni dhe hiqeni nga zjarri që të ftohet.

Në një enë të veçantë tundni vezët dhe pastaj shtoni ajkën.

Të gjitha bashkoni me bukën, shtoni hajvarin dhe erëzat, përzieni dhe piqeni në furrë të nxehur në 200 gradë Celsius rreth gjysmë ore.

Pasi të piqet, shërbejeni të ngrohtë.