Janë botuar libra për lindjen dhe historinë e saj, janë shkruar artikuj të shumtë dhe natyrshëm nuk kanë munguar polemika, por ende nuk është arritur marrëveshja mes gastronomëve dhe historianëve, sipas ilsole24ore.com.
Pikërisht 70 vjet më parë, historia e karbonarës nisi me një recetë të botuar në vitin 1954 në revistën ”La Cucina Italiana” dhe tre përbërës që sot do të përbënin sakrilegj.
Megjithatë, po të shikosh me kujdes, ka shumë pak gjëra të shenjta dhe të paprekshme në këtë pjatë shumë të njohur, e cila gjatë dekadave ka pësuar ndryshime dhe interpretime të konsiderueshme.
Një pasion, ai për karbonarën, që me kalimin e kohës ka pushtuar gjithnjë e më shumë njerëz.
Nga një sondazh nga Astra Ricerche, i kryer në një kampion prej 1 000 italianësh midis 18 dhe 65 vjeç, doli se shtatë nga 10 i dinin përbërësit e nevojshëm dhe e konsideronin proshutën, vezët dhe djathin Pecorino dhe piperin si përbërësit e paprekshëm.
Të dhëna të tjera të rëndësishme vijnë nga observatori ”Just Eat”, një aplikacion për shpërndarjen e ushqimit që analizoi trendin e porosive në shtëpi me carbonara në Itali.
Rezultatet tregojnë se receta vlerësohet dhe porositet gjatë gjithë vitit, nga veriu në jug, me një kulm në janar, veçanërisht në fundjavë.
Në vitin 2023, gati 23 000 kilogramë karbonara u porositën në shtëpi, përfshirë recetën klasike dhe variacionet.
Sipas Margherita Mastromauro, presidente e prodhuesve të makaronave të Unionit Italian të Ushqimit, carbonara përfaqëson pjatën e Rilindjes, e cila shënon daljen nga lufta dhe fillimin e bumit ekonomik.
Është sinonim i lirisë dhe versionet e shumta të kësaj pjate në mbarë botën e dëshmojnë këtë.
/ rtsh.al /