RTSH 24 Live

Kulturë

Sonte, nata e dytë e Fest'60

28/12/2021

Sonte, nata e dytë e Fest'60
Fest'60 sonte nata e dytë

Festivali i 60-të i Këngës në RTSH rikthehet të martën në natën e dytë. Organizatorët  kanë rezervuar surpriza të tjera. Kjo natë është konceptuar si “nata e dueteve”. Çdo këngë e këtij festivali do të sillet në skenë e interpretuar nga artisti pjesëmarrës në duet me një këngëtar tjetër të njohur të skenës shqiptare. Pirro Çako, Sabri Fejzullahu, Gili, Mihrije Braha dhe Irma Libohova janë vetëm disa prej emrave të njohur që do të përformojnë sëbashku me artistët.

Prezantuesve të këtij edicioni, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli, do ti bashkangjitet sonte dhe kantautori dhe producenti Ardit Gjebrea. 

Festivalin mund ta ndiqni sontë në orën 21:00 në ekranin e RTSH 1 HD, RTSH Muzikë, si dhe në Radio Tirana 1, Aplikacionin RTSH Tani dhe në faqen e webit tv.rtsh.al.