RTSH 24 Live

Kosovë

Situata në veri të Kosovës/ I dërguari gjerman pas takimit me Kurtin: S’do lejojmë të hidhet poshtë Marrëveshja e Ohrit

27/05/2023

Situata në veri të Kosovës/ I dërguari gjerman pas takimit me Kurtin: S’do lejojmë të hidhet poshtë Marrëveshja e Ohrit

I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku është diskutuar në lidhje me situatën në veri të vendit.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit, ai ka theksuar se nuk duhen humbur mundësitë që ofron Marrëveshja e Ohrit, e arritur mes Kurtit dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Të premten (26 maj), ku pati përplasje mes policisë dhe protestuesve në komunat në veri të vendit, Sarrazin e konsideroi një ditë të keqe për Kosovën dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Porosia jonë është se ne nuk do të lejojmë që këto mundësi nga marrëveshja e Ohrit të hedhen poshtë nga ndonjë budallallëk. Mirëpo, jo çdo veprim ligjor është veprim politikisht i mençur. Nganjëherë në vend se ato të jenë veprime të duhura mund të shihen si të kundërta me qëllimin për të vendosur zbatimin e ligjit. Dje pasdite në mënyrë spontane kam vendosur të vij në Kosovë, sepse jemi shumë të shqetësuar për situatën. Dua të them se dje ishte një ditë shumë e rëndë dhe e keqe për Kosovën dhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

/rtsh.al/