RTSH 24 Live

Kosovë

Rasti i Faton Hajrizit, Kurti: Duhet hetim ndërkombëtar

24/07/2024

Rasti i Faton Hajrizit, Kurti: Duhet hetim ndërkombëtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se rasti i Faton Hajrizit kërkon hetim nga ana e institucioneve të Kosovës si dhe hetim ndërkombëtar, teksa ka bërë thirrje që kjo ccështje të mos gjykohet me eufori.

Ditëve të fundit kemi dëgjuar shumë lajme në lidhje me rastin e Faton Hajrizit. Institucionet tona janë përpjekur që të transmetojnë informacione zyrtare. Nga Ministria e Jashtme jemi njoftuar se autoritetet serbe me datë 22 korrik kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi. Të njëjtat shenja së bashku me shenjat e Faton Hajrizit janë përcjellë për në Forenzikë. Pas Forenzikës ka rezultuar se këto shenja i përkasin qytetarit të Kosovës. Sqarimi i rrethanave, që nga ikja drejt Serbisë e deri te vrasja e tij kërkon një hetim vendor e ndërkombëtar”, tha kryeministri në mbledhjen e qeverisë së Kosovës.

Kurti ka shpjeguar se institucionet vendore po përpiqen për sigurimin e informacioneve zyrtare lidhur me rastin.

I ftoj qytetarët e vendit tonë të mos bijnë pre e euforisë së heroizmit dhe romantizimit të Faton Hajrizit. Patriot është rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë në Bansjkë të Zveçanit, janë 28 pjesëtarë të Policisë të Kosovës të rënë në krye të detyrës që dëshmuan përkushtimin për shërbim deri në sakrificës”, theksoi më tej Kurti.

/rtsh.al/