RTSH 24 Live

Kosovë

Aivo Orav ambasadori i ri i BE-së në Kosovë, diplomati çek merr detyrën më 1 shtator, zëvendëson Tomas Szunyog

26/07/2024

Aivo Orav ambasadori i ri i BE-së në Kosovë, diplomati çek merr detyrën më 1 shtator, zëvendëson Tomas Szunyog

Këshilli Europian ka emëruar diplomatin estonez Aivo Orav në postin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Europian në Kosovë. Sipas Bashkimit Europian, ai do të marrë detyrën më 1 shtator dhe fillimisht do të ketë një mandat dyvjeçar. 59-vjeçari do të pasojë në detyrë diplomatin çek  Tomas Szunyog, që mban postin e ambasadorit në Prishtinë që nga viti 2020. Në njoftimin e Bashkimit Europian thuhet:

“Orav do të ketë rol udhëheqës në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe multietnike, e cila bashkëpunon me rajonin. Ai po ashtu mbështet perspektivën europiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në. Ai do të monitorojë, ndihmojë dhe lehtësojë përparimin në fushën politike, ekonomike dhe prioritetet europiane”.

Shefi i ardhshëm i zyrës së BE-së në Kosovë ka përvojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi më herët ka shërbyer si shef i delegacionit të bllokut europian në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi. Orav aktualisht është përfaqësues i përhershëm i Estonisë në Bashkimin Europian.

/RTSH/