RTSH 24 Live

Kosovë

Haradinaj: Kurti tradhtoi Kosovën, e ka lënë ushtrinë pa bukë

14/10/2024

Haradinaj: Kurti tradhtoi Kosovën, e ka lënë ushtrinë pa bukë

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në seancën e jashtëzakonshme për ushqimin në FSK,, deklaroi se ai njeri që e lë ushtrinë e vet pa bukë është spiun i Serbisë dhe tradhtar.

“Edhe ne në kohën e luftës në UÇK, situatën e logjistikës, ushqimit, veshmbathjeve e kemi zgjidhur në mënyrë që kemi ditur, duke e bartur shumë herë në krah ushqimin. Ushtari i Kosovës, por edhe polici, nuk ka shku aty për ushqimin aty, për pagën, për kushtet,  ai është në gjendje me dhënë nga racioni i vet për secilin qytetar. Ai ka shku me shërby deri në frymën e fundit të jetës së vet, sepse ai/ajo e ka nda mendjen”, tha ai.

Haradinaj shtoi se angazhimi i kryeministrit Albin Kurti është “mashtrim.”

“Angazhimi i tij ditor është mashtrim. Ai nuk punon në interes të këtij vendi, por në mënyrë sistematike vazhdon ta dobësojë vendin që e udhëheq. I ka dobësuar shtyllat jetike – ato të sigurisë, duke e goditur pamëshirshëm policinë e vendit, AKI-në dhe ushtrinë në mënyrat më të ulëta të mundshme”.

“Ai njeri që e lë ushtrinë e vet pa bukë, përndryshe asnjëherë s’do ta kishte lënë gjendjen kështu”, ka deklaruar ai.

Teksa ka treguar se as ushtari dhe as polici nuk shkojnë të shërbejnë në këto pozita për ushqim.

“Ushtari i Kosovës, por edhe polici i Kosovës, ai që shërben me uniformë, nuk ka shkuar atje për ushqimin e tij, për pagën. Ai është në gjendje të japë nga racioni 10-ditor për cilindo qytetar, ai ka shkuar për të shërbyer deri në frymën e fundit të jetës së vet”.

Më 13 tetor, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë një sqarim për opinionin rreth shqetësimeve të ngritura ditët e fundit për furnizimit me ushqim të ushtarëve të Forcave të Sigurisë (FSK), derisa ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë gjatë këtyre ditëve kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar furnizimet, me qëllim që shërbimi ushqimor për personelin e FSK-së të ofrohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

 

/rtsh.al/