RTSH 24 Live

Kuzhinë

Si të mundni dimrin me vitaminën C

14/11/2022

Si të mundni dimrin me vitaminën C

Dimri erdhi dhe për këtë arsye nuk mund të jeni të pa përgatitur, ja çdo gjë që duhet të dini për aleaten më të mirë te stinës së ftohtë që është vitamina C.

Në dimër një ndër aleatët më të mirë për shëndetin është pa dyshim vitamina C, një bartëse e një mijë e një të mirave për trupin dhe mendjen. Të konsumoni fruta të stinës është gjëja më e mirë që mund të bëni kundër sëmundjeve të cilat me ardhjen e stinës së ftohtë kthehen na vizitojnë.

Prezent në sasi të mëdha e cila gjendet me shumicë ne fruta ka veti të padiskutueshme për trupin dhe mendjen në të njëjtën kohë ndihmon lëkurën të jetë e shkëlqyeshme apo dhe shumë veti të tjera "mrekullibërëse". Pikërisht për vetitë e saj dhe zotësinë që ka vitamina C për të futur deri në thellësi të indeve, vitamina C duhet të jetë përkrah jush në çdo moment. 

Një burim i shkëlqyer shëndeti edhe për sytë, arteriet dhe sistemin imunitar, kjo vitamine ju lejon edhe të metabolizoni proteinat duke i transformuar në energji duke furnizuar kështu organizmin tonë. Kështu këshilla më vlefshme për të marrë në konsideratë gjatë muajve të dimrit është të konsumoni sa më shpesh lëng portokalli, mandarina dhe çdo frutë apo perime të cilat janë të pasura me vitamina C.

/rtsh.al/