RTSH 24 Live

Aktualitet

Pesticidet te frutat dhe perimet, agronomi thirrje konsumatorëve: Mos kërkoni produkte jashtë stine

26/04/2024

Pesticidet te frutat dhe perimet, agronomi thirrje konsumatorëve: Mos kërkoni produkte jashtë stine

Agronomi Zef Gjeta i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka zbuluar për konsumatorët disa nga masat që duhet të marrin për t’u mbrojtur nga pesticidet te frutat dhe perimet.

Gjeta u bëri thirrje fillimisht konsumatorëve që të mos kërkojnë produkte të cilat nuk janë të stinës. Sipas tij, sjellja e konsumatorit, shërben si nxitës për fermerin në kultivim dhe përdorim të stimuluesve të ndryshëm për bimët.

“Janë një grup që përdoren për stimulimin e bimës, për ta mbrojtur nga sëmundjet dhe dëmtuesit dhe janë edhe këto të tjerat që në popull quhen hormone. Janë kimikate. Janë gjëra që natyralisht trupi i njeriut nuk i do. Është goxha e vështirë të mbrohesh. Nuk mund ta dallosh me sy, me shije dhe nuhatje. I dallon laboratori.

Masat e para janë: organet shtetërore që të mos lejojnë e të mos teprohet me  përdorimin e tyre dhe tjetra ne si konsumatorë të sillemi më mirë, të mos kërkojmë luleshtrydhe dhe rrush në janar.

Sepse kjo sjellje ka bërë që fermerët t’i kultivojnë në sera dhe të nxiten të përdorin edhe stimulues.

Na vjen pa kohë. Ne kujdesemi të hamë frutat e stinës dhe të hamë kilometri zero”, tha ai.

/rtsh.al/