RTSH 24 Live

Aktualitet

Ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar, u qëllua me plumb në kokë dhe gjoks në mes të Brukselit

06/05/2024

Ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar, u qëllua me plumb në kokë dhe gjoks në mes të Brukselit

Një 44-vjeçar ka ndërruar jetë në një spital të Belgjikës pasi po trajtohej kur u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill, në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek të Brukselit.

44-vjeçari shqiptar nga Mirdita, Augustin Kaza ishte ulur në një kafene, kur një person i maskuar e qëlloi katër herë ndaj tij, raporton De Standaard.

Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, ndërsa u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Deri më tani policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin, ndërsa hetimet vijojnë ende për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohe trupi i pajete i viktimës pritet të mbërrijë në Shqipëri të martën dhe ceremonia mortore do të zhvillohet të mërkurën në Orosh të Mirditës.

/rtsh.al/